AKTUALITET /

Aksident në aksin Fier-Levan, plagosen dy drejtuesit e mjeteve te Qafa e Koshovicës

Burime nga vendngjarja thonë se të dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Shkruar nga Versus

Aksident në aksin Fier-Levan, plagosen dy drejtuesit e mjeteve te Qafa e

Dy automjete janë përplasur pasditen e sotme në aksin Fier- Levan , pranë “Qafës së Koshovicës”, e për  pasojë janë plagosur dy drejtuesit.

Burime nga vendngjarja thonë se të dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për te përcaktuar shkaqet e aksidentit , si dhe për të bërë të mundur normalizimin e trafikut.

Ky aks rrugor është njollë e zezë për aksidente, veçanërisht gjatë muajve të verës kur dhe fluksi i automjeteve që qarkullojnë në të është më i lartë.Versus.al

Poll