
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese vjen nga Venezuela, ku një 21-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një pallati në La Guaira, pasi kishte qëndruar i bllokuar për 106 orë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin.
Aaron Levi Cantillo Vargas u lokalizua nga ekipet e kërkim-shpëtimit, por nxjerrja e tij rezultoi tepër e vështirë. Mes të riut dhe shpëtimtarëve ndodhej trupi i pajetë i një burri, i cili u desh të largohej fillimisht për t’i hapur rrugë operacionit.
Operacioni i shpëtimit zgjati 43 orë dhe u realizua nga ekipet e emergjencës të Venezuelës, Meksikës dhe El Salvadorit. Gjatë gjithë ndërhyrjes, një mjek arriti t’i siguronte lëngje 21-vjeçarit, duke e mbajtur të hidratuar dhe duke rritur shanset për mbijetesë deri në përfundimin e operacionit.
Shpëtimi i të riut ka rikthyer shpresën për ekipet e emergjencës dhe familjet që ende presin lajme për të afërmit e tyre të zhdukur nën rrënoja.Versus.al
Después de intensas horas de trabajo conjunto, Aaron Levi Cantillo Vargas, de 21 años, ha sido rescatado con vida del edificio OPP 25, en el sector Tanaguarena, parroquia Caraballeda, estado de La Guaira.
— Nayib Bukele (@nayibbukele) June 29, 2026
Este rescate fue posible gracias al esfuerzo coordinado de los equipos de… https://t.co/Q365IECCUV pic.twitter.com/NTeqQWCNKr

