AKTUALITET /

VIDEO/ Me 310 km/h i riu "fluturon" në autostradën Tiranë – Durrës, sfidon policinë

Pamjet, të shpërndara fillimisht në TikTok nga vetë drejtuesi i mjetit, tregojnë makinën duke përshkuar nyjen e re të autostradës në drejtim të Vorës dhe Durrësit me shpejtësi ekstreme

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Me 310 km/h i riu "fluturon" në autostradën

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të shumta, pasi tregon një drejtues automjeti tip "Audi" duke lëvizur me shpejtësi deri në 310 km/h në autostradën e re Tiranë-Durrës, në segmentin pranë Kasharit dhe Laknasit.

Pamjet, të shpërndara fillimisht në TikTok nga vetë drejtuesi i mjetit, tregojnë makinën duke përshkuar nyjen e re të autostradës në drejtim të Vorës dhe Durrësit me shpejtësi ekstreme, duke rrezikuar seriozisht sigurinë rrugore.

Në një moment të videos, pranë qendrës tregtare QTU, shihet një patrullë e Policisë së Shtetit e ndaluar në anë të rrugës për shkak të një automjeti të përfshirë nga flakët. Edhe pse ul për pak çaste shpejtësinë, drejtuesi vijon të ecë me mbi 200 km/h, duke kaluar pranë patrullës.

Lëvizja me shpejtësi të lartë vazhdon edhe në pjesën tjetër të autostradës, ndërsa në fund të videos drejtuesi kryen edhe manovra të rrezikshme në kthesa, duke shtuar rrezikun për aksident.

Pamjet kanë rikthyer debatin mbi fenomenin e shpejtësisë ekstreme në rrugët e vendit dhe nevojën për masa të rrepta ndaj drejtuesve që shkelin rëndë rregullat e qarkullimit, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.Versus.al

 

Poll