AKTUALITET /

Dreka me Kryemadhin shkaku i “divorcit” me ish-presidentin? Cakrani: Nuk mund të flas për komplote

Ish-avokati i Metës ka sqaruar se qëndrimet e tij kanë qenë gjithmonë të bazuara mbi provat dhe faktet që ndodhen në dosjen hetimore, e jo mbi perceptime apo emocione

Shkruar nga Versus

Dreka me Kryemadhin shkaku i “divorcit” me ish-presidentin? Cakrani:

Avokati Kujtim Cakrani ka njoftuar largimin nga përfaqësimi ligjor i ish-presidentit Ilir Meta dhe si shkak tha se ishte mungesa e mirëbesimit reciprok dhe bashkëpunimit të nevojshëm ndërmjet palëve gjatë procesit gjyqësor.

Por në media kanë qarkulluar disa foto ku Cakrani shihet të drekojë me ish-bashkëshorten e Metës, Monika Kryemadhi, ditën e seancës gjyqësore kur pati një përplasje mes ish-çiftit presidencial.

Seanca e së mërkurës u shoqërua me tensione mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Pas tensioneve në seancë, Monika Kryemadhi së bashku me të besuarën e saj, Elona Guri, kanë konsumuar një drekë me avokatin Kujtim Cakrani në një prej restoranteve në Komunën e Parisit në Tiranë, siç dhe Vox News ka siguruar edhe fotot.

Dhe pikërisht ‘mbrojtja’ që Cakrani i bërë Kryemadhit pas seancës dhe sidomos dreka mes tyre ka bërë që Ilir Meta të mos ketë më besim tek avokati i tij, duke vendosur përfundimin e marrëdhënies së përfaqësimit ligjor, dhe siç duket edhe marrëdhënien miqësore.

Në një intervistë për TCH, Cakrani ka sqaruar se qëndrimet e tij kanë qenë gjithmonë të bazuara mbi provat dhe faktet që ndodhen në dosjen hetimore, e jo mbi perceptime apo emocione.

“Duhet të kuptojmë diçka, unë nuk flas në bazë të emocioneve unë flas në bazë të provave dhe fakteve që ndodhen në dosje. Edhe pse duke njohur mirë me detaje dosjen unë nuk mund të flas për komplote që nuk ekzistojnë. Nuk ka komplote, nuk ka dëshmi, nuk ka fakte, nuk ka asgjë dhe unë nuk besoj që nga pamja procedural nuk ka asnjë komplot ndaj ish-presidentit”, tha avokati, teksa më tej shtoi se mund të ketë pasur zhvillime dhe komploto para arrestimit të Metës, por jo elementë proceduralë që mbështesin pretendimet për një komplot në procesin penal.

“Nuk e di, ka komplote të tjera, ka komplote politike, në menaxhimin e asaj situate para arrestimit e kështu me radhë. Nuk ka asnjë komplot ndaj tij nga pikëpamja procedurale, apo nga pikëpamja e dëshmitarëve apo provave që janë aty”, tha ai ndër të tjera.Versus.al

 

Poll