AKTUALITET /

1 muaj protestë/ Qytetarët mblidhen në shesh, kërkohet largimi i Ramës e Berishës nga skena politike

Edhe këtë mbrëmje, qytetarë të shumtë me pankarta në duar, kanë thirrur në kor togfjalëshin e njohur “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Rama jepe dorëheqjen”

Shkruar nga Versus

1 muaj protestë/ Qytetarët mblidhen në shesh, kërkohet

Sot mbushet 1 muaj nga protesta qytetare e cila nisi më 29 maj kundër projektit turistik të Zvërnecit dhe më pas u shndërrua në një lëvizje kundër gjithë klasës politike 36-vjeçare.

Me mijëra qytetarë janë mbledhur çdo mbrëmje në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas në Bulevardin e Madh “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë.

Edhe këtë mbrëmje, qytetarë të shumtë me pankarta në duar, kanë thirrur në kor togfjalëshin e njohur “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Rama jepe dorëheqjen”.

Kërkesat e protestuesve tashmë janë publike dhe ndër të tjera renditen 5 më kryesoret:

1.Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të gjithë qeverisë.

2.Krijimin e një qeverie teknike tranzitore për jo më pak se 12 muaj.

3.Ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum, ku përfshihet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që sipas tij ka marrë peng vendin që prej vitit 2008.

4.Ndryshime në ligjin për financimin e partive politike, pasi sipas deklaruesit, përmes tij financohen nga paraja e krimit dhe drogës.

5.Kufizimi i ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.

Po ashtu, kërkohet anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e “Paktit të Maleve” dhe statusit të investitorit strategjik.Versus.al

 

Poll