AKTUALITET /

Tensione në ambientet e Politeknikut, sttudentët që vendosën banerin u kyçën nga roja i Universitetit. Protestuesit thyejnë derën

Mësohet se roja e godinës kyçi studentët në katin e fundit dhe mori banderolën gjë që ka sjellë reagimin e protestueve.

Shkruar nga Versus

Tensione në ambientet e Politeknikut, sttudentët që vendosën

Vijojnë tensionet brenda godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës, ku protestues të shumtë i janë bashkuar studentëve të këtij universiteti që vendosën banderolën “Ju erdhi fundi”.

Mësohet se roja e godinës kyçi studentët në katin e fundit dhe mori banderolën gjigante me mbishkrimin "Ju erdhi fundi", gjë që ka sjellë reagimin e protestueve.

Ata, për këtë arsye, iu drejtuan Korpusit universitar për të liruar studentët e mbyllur.

Protestuesit u ngjitën në katin e fundit të godinës dhe hapën derën me forcë duke nxjerrë studentët jashtë.

Por banderola nuk gjendet dhe protestuesit deklarojnë se nuk do të largohen deri në vendosjen sërish të tij në godinën e Universitetit Politeknik.Versus.al

Poll