
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit verifikoi në terren denoncimet mbi kryerjen e aktivitetit të paligjshëm në shtratin e lumit të Valbonës.
Gjatë inspektimit të kryer u konstatua se subjekti Sh.Mulosmani po kryente shfrytëzim të materialeve inerte nga shtrati i lumit në kundërshtim me përcaktimet ligjore.
Për shkak të shkeljeve të konstatuara, IKMT mori masë administrative me gjobë në vlerën 2,000,000 lekë dhe pezullim të aktivitetit deri në paisjen me lejen përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.
Subjekti u ngarkua me detyrimin për të korrigjuar shkeljet e konstatuara dhe eleminimin e pasojave të tyre.

