
Dy të rinj protestues të proceduar nga policia e shtetit në datën 27 qershor, kanë denoncuar sjelljen e policisë ndaj tyre, në momentin e ndalimit.
Lorela Garuli dhe Franc Koruni thanë se arsyeja e videos është dalja e emrave të tyre në njoftimin e policisë.
Ata janë denoncuar sjelljen e policisë në momentin që janë shoqëruar në komisariat, ku nuk iu bë e njohur arsyeja e sekuestrimit të makinës dhe një dokument nga prokuroria për këtë si dhe sekuestrimin e telefonave.
Gjithashtu, të rinjtë thanë se nuk iu dha asnjë procesverbal për shoqërimin e tyre.
“Ishte një situatë e paqartë, ne nuk na respektuan rregullat e të drejtat e personave që ndalohen, duke mos na thënë shkakun, nuk morëm asnjë procesverbal. Por gjithashtu na u bënë pyetje mbi protestën, se kush e organizon, a keni rrjete sociale etj. Mendojmë se kjo është një formë intimidimi që të mos marrim pjesë në protestë”, tha Garuli.
Çifti ka paralajmëruar se këtë sjellje do ta padisë në prokurori ndërsa do të vijojnë të marrin pjesë në protestë si çdo ditë.
Ky rast u denoncua sot dhe nga kryetari i partisë "Mundësia", deputeti Agron Shehaj.Versus.al

