AKTUALITET /

Cërrik/ Zjarr i madh në kodrat e Shtërmenit, flakët shuhen pas disa orësh operacion

Pas disa orësh luftë intensive me flakët dhe angazhimit të dhjetëra efektivëve, zjarri u vu nën kontroll dhe më pas u shua plotësisht, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të tij

Shkruar nga Versus

Cërrik/ Zjarr i madh në kodrat e Shtërmenit, flakët shuhen

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu këtë të hënë kodrat e fshatit Shtërmen, në Bashkinë e Cërrikut, duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan 21 punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe 5 mjete zjarrfikëse. Në ndihmë të forcave të Cërrikut mbërritën edhe ekipet zjarrfikëse nga bashkitë fqinje të Elbasanit, Gramshit dhe Belshit, të cilat iu përgjigjën menjëherë thirrjes për ndërhyrje.

Pas disa orësh luftë intensive me flakët dhe angazhimit të dhjetëra efektivëve, zjarri u vu nën kontroll dhe më pas u shua plotësisht, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të tij.

Bashkia Cërrik u ka bërë apel qytetarëve që, sapo të konstatojnë një vatër zjarri, të njoftojnë menjëherë strukturat përgjegjëse, në mënyrë që të mundësohet një reagim sa më i shpejtë dhe të parandalohet përshkallëzimi i situatës.Versus.al

Poll