
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në inagurimin e godinës së re të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” ku tha se transformimi i sistemit shëndetësor krahasuar me 10 vite më parë është shumë i dukshëm.
“Nuk kemi shumë nga ato probleme që kishim. Nuk kemi numrin marramendës të infeksioneve pas operacioneve. Në sistemin tonë shëndetësor kryhen afro 100 mijë ndërhyrje kirurgjikale nga të cilat mesatarisht 65-70 mijë janë ndërhyrje në sallën e operacionit dhe 25 mijë të tjera janë ndërhyrje mikrokirurgjikale. Është volum i jashtëzakonshëm”- tha Rama.
Teksa foli për rritjen e pagave të mjekëve e infermierëve, Rama bëri edhe një batutë me të pranishmit duke u thënë se me rëndësi është që ta besojnë gratë, pasi edhe burrat do të jenë të detyruar të bëjnë njësoj.
“Kemi bërë çmos që pagat tuaja të rriten në mënyrë të vazhdueshme. Por dua të jeni të bindura, se këtu shumica janë gra për fat të mirë. Por edhe burrat, mundësisht të jeni të bindur. Por edhe po nuk u bindët, rëndësi ka të binden gratë. E dini formulën time se po u bindën gratë, burrat nuk kanë ku shkojnë pastaj. Ne do vazhdojmë t’i rrisim pagat, ne do vazhdojmë të kujdesemi për mirëqenien e familjeve tuaja të cilat sakrifikojnë shumë”- shtoi kryeministri. Versus.al

