
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka shkaktuar mjaft polemika në rrjetet sociale për ndryshimin drastik të qëndrimeve të tij përballë qeverisë dhe gjendjes ku pretendonte se ndodhet vendi për shkak të kryeministrit Edi Rama.
Pasi këtij të fundit i kërkoi të mos jepte dorëheqjen nga protestat masive të mbajtura prej 1 muaji, ish-ligjvënësi ka bërë së fundmi një tjetër reagim që ka habitur ndjekësit. Duke iu përgjigjur një artikulli ku një gazetare polake fliste për pastrimin e parave në Shqipëri dhe për pasojat që po shkakonte për qytetarët, Spaho shfaq qëndrim krej tjetër me atë çfarë ka patur në Kuvend.
Sipas Spahos i cili krejt ndryshe shprehej në parlament, ekonomitë më të zhvilluara të botës janë ndërtuar falë pastrimit të parave dhe pavarësisht se qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri u vështirësohet jeta nga rritja e çmimeve e rënia e monedhës euro, ish-deputeti e konsideron pastrimin e parave si diçka që mban gjallë ekonominë.
Postimi i Spahos:
Vetem nuk na the se si eshte Palermo sot.
Nje zone e zhvilluar, pjese e nje nga 6 ekonomive me te zhvilluara te botes, Italise dhe antare e BE.
Lere hipokrizine!
Tere Evropa dhe Amerika eshte ndertuar dhe vazhdon ndertohet me pastrim parash.
Nese do heqesh pastrimin e parave ne ndertim, nga Shqiperia duhet te ikin jo vetem njerezit por edhe macet, qente dhe kafshet e egra sepse nuk do kishte pune, aktivitet ekonomik dhe do hanim njeri tjetrin.
Kur nuk shqetesohesh ti qe ble droge me cmim kacafiu perse duhet te shqetesohen shqiptaret per ty?
Mos na tregoni perralla dhe hiqeni si Papa.
Polonia ka pastruar para me oligarket ruse dhe mafien boterore si ne haradost.
Si Polonia kane vepruar edhe vendet e tjera europiane antare te BE.
Harrove cfare zbuloi ai gazetari sllovak per pastrimin e parave ne Sllovaki dhe qe e vrane me gjithe te dashuren?
Ne kemi mesuar nga ju si pastrohen parate dhe si te mbahet ekonomia gjalle ne nje vend ku duan ti sabotojne investimin me te madh ne turizem dhe ti vene shqiptaret te hane edhe nje here bar sikurse hengren per 50 vjet. Versus.al

