POLITIKË /

Begaj drekreton ligjin për Amnistinë Penale, lirohen 466 të burgosur

Shkruar nga Versus

Begaj drekreton ligjin për Amnistinë Penale, lirohen 466 të

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar ditën e sotme ligjin për dhënie amnistie e cila u votua më 18 qershor me 83 vota pro nga socialistët.

466 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm nga burgu, 1 prej të cilave janë gra dhe vetëm një i mitur. Ndërkohë, 869 persona përfitojnë ulje dënimi, mes tyre tetë gra dhe një i mitur.

Nga amnistia përfitojnë burrat me dënim deri në tre vjet ose me më pak se tre vjet dënim të mbetur për të vuajtur, gratë me dënim deri në katër vjet ose me më pak se katër vjet dënim të mbetur, burrat mbi 60 vjeç, gratë mbi 50 vjeç, si dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç në momentin e kryerjes së veprës penale. Versus.al

Poll