POLITIKË /

“Dritan Goxhaj, asnjë ditë në UÇK”, Balla: Në protestë u përfshi regjimi iranian dhe shqiptarë nga Kosova e RMV

Shkruar nga Versus

“Dritan Goxhaj, asnjë ditë në UÇK”, Balla:

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla foli në foltoren e Kuvendit sërish për protestat masive që kanë përfshirë vendin prej më shumë se një muaji tanimë. Sa i takon ishluftëtarit të UÇK, Dritan Goxhajt, Balla e mohoi që ky i fundit të kishte qenë qoftë edhe një ditë pjesë e ushtrisë çlirimtare.

“Pse i sulmoni protestuesit tha një deputet… Ne? Transparenca është gjëja më e mirë. Kam dëgjuar këto ditë edhe statuse, u shqetësuat ju për teë mbrojtur njëfarë Dritan Goxhaj për të cilin po ua them sot këtu. Nuk ka as edhe një ditë në UÇK”- tha Balla.

Ndërsa lidhur me protestën tha se ishin përfshirë element të regjimit iranian, “mercenarë të huaj digjitalë” si dhe shqiptarë nga Kosova e Maqedonia e Veriut.

“Sot nuk ka asnjë dyshim jo nga strukturat e sigurisë së inteligjencës tonë, porn ga pjesa më e madhe e strukturave partnereve të NATO-s se ne këtë protestë janë përfshirë aktorë shtetërorë malinj ndaj Shqipërisë. Në fushatën online morën pjesë mijëra mercenarë digjitalë të nxitur nga interesa të huaja dhe konkurrentë të Shqipërisë në turizëm. Interesimi ndërkombëtar nuk lidhej as fare pak me flamingot apo me Zvërnecin, por të gjithë e dimë se lidhet me emrin e Jared Kushner. Shqipëria u përfshi në një luftë digjitale globale pa qenë vetë për asnjë ditë objekti real i kësaj. Regjimi Iranian është këmbë e krye i përfshirë ndërsa aktorë të huaj po kontribuojnë për të financuar këto lloj lufte hibdride. Në protestë janë përfshirë edhe vëllezër e motra nga Kosova e Maqedonia e Veriut të cilët u përfshinë më shumë përmes valës së deinformimit sesa përmes ndonjë force politike”- shtoi deputeti. Versus.al

Poll