POLITIKË /

"Paguhemi 1 mijë euro", Rama nxjerr të rinjtë që punojnë kamerierë: Pagat në Shqipëri, njëjtë si në Greqi

Shkruar nga Versus

"Paguhemi 1 mijë euro", Rama nxjerr të rinjtë që

Kryeministri Edi Rama prej ditësh ndodhet në Vlorë. Paraditen e sotme publikoi në rrjetin e tij social një video të disa të rinjve që punojnë si kamarierë në Radhimë të cilët i përgjigjen se paguhen 1 mijë euro në muaj veçmas bakshisheve që marrin.

Rama tha se pagat në Shqipëri janë njëjtë me ato në Greqi sa i takon turizmit dhe madje shtoi se në Shqipëri mbeten më shumë para pasi sipas tij taksat janë më të ulëta.

 

Pjesë nga video:

Rama: Ja ndalova për të pirë një kafe këtu në Lungomaren 4 të Radhimëss ë rilindur dhe më erdhi një nga këta djemtë më solli kafen. E pyeta sa e ke rrogën, më tha 1 mijë euro. Sa e keni pagën?

Të rinjtë: 1 mijë euro

Rama: Bakshishet?

Të rinjtë: I mbajmë vetë.

Rama: Ja urdhëroni. Kush do le të vijë ta verifikojë. Kush nuk do le të vazhdojë. Por në Shqipëri nuk ka në turizëm paga më të ulëta se në Greqi. Ndërkohë taksat janë shumë më të ulëta dhe ajo që mbetet në fund është shumë më tepër. Kaq. Versus.al

Poll