AKTUALITET /

Javë më parë u hoq, Bashkim Ulaj rivendos gardhin në Rrjoll! Qindra qytetarë protestojnë paqësisht

Shkruar nga Versus

Javë më parë u hoq, Bashkim Ulaj rivendos gardhin në Rrjoll!

Qindra qytetarë u mblodhën sot në Rrjoll për të protestuar kundër rrethimit të zonës nga biznesmeni Bashkim Ulaj, kompania e të cilit vijon punimet për ndërtimin e resortit luksoz pavarësisht çështjeve gjyqësore dhe përplasjeve për pronësinë e tokës.

Ditë pasi u rrëzua gardhi i vendosur nga Ulaj, u vendos një tjetër gardh për të ndaluar pengesat në mënyrë që kompania “Gener 2” të vijonte me punën.

Sot banorë të zonës dhe qytetarë të ardhur nga zona të ndryshme protestuan paqësisht kundër gardhit dhe kundër ndërtimeve që po kryhen nga investitori strategjik, biznesmeni Bashkim Ulaj i cili pretendon se tokën e ka blerë nga një person. Ndërsa banorët pretendojnë se personi që ka shitur tokat ka tjetërsuar dokumentet e kadastrës. Versus.al

Poll