
Qindra qytetarë kanë rrethuar drejtorinë e policisë së Tiranës ku po protestojnë për lirimin e disa prej protestuesve që u arrestuan pasi gjuajtën me vezë kundrejt makinave të deputetëve të PS.
Protestuesit kanë bërë thirrje për arrestimin e politikanëve dhe jo të qytetarëve. Ndërsa janë mbledhur para drejtorisë së policisë, në mbështetje të tyre mbërritën edhe deputetët Agron Shehaj e Erald Kapri.
Ata kërkuan llogari nga policia për 6 protestuesit e arrestuar, ndërsa tha se duhej të siguroheshin që protestuesit nuk janë duke u dhunuar. Kapri tha se hedhja e vezëve është akt simbolik dhe shtoi se është e turpshme mënyra sesi janë marrë zvarrë protestuesit. Versus.al


