POLITIKË /

Formalizohet partneriteti Ficantieri-KAYO, Nufi: Ngjarje e jashtëzakonshme, gjenerojmë ekonomi e punësim

Shkruar nga Versus

Formalizohet partneriteti Ficantieri-KAYO, Nufi: Ngjarje e jashtëzakonshme,

Në Pashaliman të Vlorës u firmos sot marrëveshja e bashkëpunimit mes kompanisë italiane të industrisë detare FICANTIERI dhe kompanisë shtetërore shqiptare të Mbrojtjes, KAYO si dhe shkollës industrial “Pavarësia” ku do të nisë rekrutimi i nxënësve që do të shkojnë për praktika pune në Itali.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi. Ky i fundit tha se eventi i sotëm ishte realizimi i kreut të qeverisë Edi Rama për të cilin tha se ka qëllim jo vetëm forcimin e kapaciteteve ushtarake, por edhe gjenerimin e punësimit.

Nufi shtoi se ky partneritet forcon më tej miqësinë mes Italisë dhe Shqipërisë.

“Në 2022-in kur kryeministri i republikës më dha nderin të përfshihesha në procesin e hartimit të legjislacionit për industrinë ushtarake, vizioni i tij ishte kjo ditë që jemi sot. Jo vetëm që të mbushim kapacitetet, por të gjenerojmë ekonomi e punësim. Ky event është përmbushja e vizionit të kryeministrit për ringritjen e industrisë ushtarake dhe forcimi i kapaciteteve. Fakti që këtë partneritet e kemi me Ficantierin është ngjarje e jashtzakonshme. Baza e Pashalimanit ka qenë jetë e mot një nga portet më të lashtë. Është fakt se romakët dikur e përdornin këtë port dhe ne sërish sot bashkë me italianët po ndërtojmë partneritet të qëndrueshëm. Kjo ditë na bën krenarë jo vetëm për kapacitetet ushtarake, por të për të çimentuar një miqësi që zgjat mes dy vendeve tona”- tha Nufi. Versus.al

Poll