POLITIKË /

Kujtim Cakrani i përgjigjet Ilir Metës: Më akuzoi për patronazhist pse përfaqësoj Artur Shehun në Zvërnec

Shkruar nga Versus
Kujtim Cakrani i përgjigjet Ilir Metës: Më akuzoi për
Ilir Meta dhe Kujtim Cakrani

Avokati Kujtim Cakrani ka reaguar ndaj deklaratave të ish-Presidentit Ilir Meta, i cili e ka cilësuar atë si "patronazhist".

Në një intervistë për A2, Cakrani tha se kjo ishte akuza e fundit që priste të dëgjonte, duke e cilësuar si të pabazë dhe të pabesueshme.

"Jam opozitar dhe nuk ka asnjë mundësi që të jem patronazhist. Këtë nuk e beson askush që më njeh mua dhe familjen time," u shpreh ai.

Duke folur për çështjen e Zvërnecit, Cakrani sqaroi se përfaqëson ligjërisht familjen Shehu dhe se angazhimi i tij lidhet ekskluzivisht me profesionin e avokatit, si edhe me lidhjet familjare që ka me ta.

Ai theksoi se nuk është avokat me "kohë të plotë" i askujt dhe se ushtron profesionin e tij në mënyrë të pavarur, duke hedhur poshtë çdo insinuatë për angazhim politik.

Në fund të reagimit, Cakrani u shpreh se cilësimi si "patronazhist" është qesharak dhe se edhe vetë Ilir Meta, sipas tij, e di se një akuzë e tillë nuk qëndron.

"Nuk ka njeri në këtë republikë që mund ta lidhë mbiemrin tim me patronazhizmin. Prisja çdo gjë, por jo këtë akuzë," deklaroi avokati./Versus.al

Poll