Tiranë- Një pallat në kompleksin ‘Aura’ në Laprakë u përfshi nga flakët gjatë mesnatës së djeshme duke shkaktuar panik mes banorëve.
Kanë qenë vetë banorët ata që arritën të evakuonin fëmijët dhe të moshuarit nga pallati. Ndërsa më pas kanë arritur të neutralizonin flakët duke shmangur një tragjedi të mundshme.
Sipas informacioneve, zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje vetëm pas 1 ore, në kohën kur zjarri ishte vënë nën kontroll nga vetë banorët të cilët kanë kërkuar shpjegime për këtë vonesë në reagim. Pritet zbardhja e detajeve për rrethanat që shkaktuan flakët. Versus.al

