POLITIKË /

“Dështakë të zemëruar”, Rama nxjerr foton e protestuesit me tatuazh: S’ua ka fajin askush veç vetes

Shkruar nga Versus

“Dështakë të zemëruar”, Rama nxjerr foton e

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale një tjetër protestues duke u fokusuar tek krahu i tij i mbuluar nga tatuazhet. Rama shkruan se mes protestuesve ka edhe “dështakë të zemëruar”.

Ai shton më tej se personave të tillë nuk ua ka askush fajin përveç vetes. Ndërsa shkruan në vazhdim se pas përfundimit të kësaj proteste qeveria do të afrohet edhe më shumë me popullin, pavarësisht se gjen rastin të komentojë mbi një fotografi të një qytetari që ka zgjedhur të bëjë një tatuazh në krahun e tij.

“Dështakë të zemëruar”, Rama nxjerr foton e
Foto e publikuar nga Rama

Postimi i plotë i Ramës:

QYTETARËT kanë të drejtë të protestojnë pavarësisht se kush i drejton, manipulon, përdor dhe abuzon me hallet e tyre.

Korja e mbetjeve të rrezikshme socio-politike të bulevardit dhe uji i rrjedhshëm i protestës së qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen, janë dy gjëra krejt të ndryshme.

Ai ujë që buron nga halle, shqetësime, probleme reale të jetës së çdo protestuesi apo simpatizanti të protestës, duhet kthyer dhe do ta kthejmë në energji për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, duke ndarë me ta reflektimin tonë nga kjo protestë, sapo ta kemi lexuar me vëmendje e përulësi krejt mesazhin e zemërimit të tyre të sinqertë.

Ndërsa korja e shpifur që ka bërë bashkë plot dështakë të zemëruar të Shqipërisë, turlilloj personazhesh që japin mend që s’i kanë dhe shfryjnë dufe e mllefe për të cilat s’ua ka fajin askush veç vetes, duhet parë e treguar pa asnjë ngurrim mu siç është:

Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike të këtyre 35 vjetëve.

Por e mira më e madhe e kësaj proteste, për të cilën do të bëhen pishman edhe armiqtë e dashakeqët e Shqipërisë që qëndrojnë pas cunamit të baltës digjitale, është se në fund nga e gjithë kjo vorbull shumica qeverisëse do të dalë me vullnetin e ripërtërirë për të qenë shumë më afër me popullin.

Dhe protestuesit do të fitojnë bashkë me Shqipërinë, ndërsa shembëlltyra e zezë që i keqpërdori do të dështojë e do të thërmohet në çika… Versus.al

Poll