POLITIKË /

E pazakontë, ambasadat shqiptare kthehen në "agjenci biletash", fushatë për koncertin e Kanye West

Ndërsa misioni i tyre është krejt tjetër, selia diplomatike e Shqipërisë në Poloni, ka gjetur kohën të bëjë fushatë për shitjen e biletave të koncertit të Kanye West.

Shkruar nga Versus

E pazakontë, ambasadat shqiptare kthehen në "agjenci

Në një mbledhje të qeverisë ku të gjithë po flisnin për kundërpërgjigjiet në rrjetet sociale ndaj protestave masive të qytetarëve, i vetmi ministër që kishte një shqetësim krejt të ndryshëm ishte Blendi Gonxhja. Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sporteve ngriti alarmin se koncerti i reperit amerikan Kanye West mund të dështonte sepse biletat nuk janë shitur.

Pasi kërkoi ndihmën e partisë, menjëherë u vunë në punë ambasadat e Shqipërisë jashtë vendit, konkretisht zyra e diplomacisë shqiptare në Poloni. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kjo ambasadë që ka detyrë krejt tjetër, siç duket është kthyer në “agjenci biletash” për koncertin e reperit të shumëpërfolur, Kanye West ose siç njihet ndryshe “Ye”.

E pazakontë, ambasadat shqiptare kthehen në "agjenci

Në rrethana të tilla lindin dyshime serioze përsa i takon menaxhimit të komunikimit publik të ambasadave shqiptare në vendet e huaja të cilat kanë detyrë mbrojtjen e interesave të shtetasve shqiptarë, forcimin e marrëdhënieve mes vendeve dhe promovimin e kulturës kombëtare. Një koncert i tillë nuk ka të bëjë me asnjë prej këtyre detyrave që përmendëm më sipër dhe promovimi i koncertit të një reperi të huaj kalon kufijtë e etikës zyrtare. Në vend që të njoftonin për marrëveshje dypalëshe që u shërbejnë qytetarëve shqiptarë dhe atyre të vendeve ku janë vendosur me shërbim diplomatik, ambasadat tona e kanë lënë mënjanë seriozitetin dhe e përdorin stemën e Republikës si tabelë reklamash për koncertin që mbahet në Tiranë më 11 korrik. Versus.al

Poll