BOTA /

Venezuelë, nxirret pas 100 orëve nga rrënojat 21-vjeçari. Ngjallen shpresat për gjetjen e të humburve të tjerë nga tërmetet

Aaron Levi Cantillo Vargas u lokalizua nga ekipet e kërkim-shpëtimit, por nxjerrja e tij rezultoi tepër e vështirë

Shkruar nga Versus

Venezuelë, nxirret pas 100 orëve nga rrënojat 21-vjeçari.

Një histori e jashtëzakonshme mbijetese vjen nga Venezuela, ku një 21-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e një pallati në La Guaira, pasi kishte qëndruar i bllokuar për 100 orë pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin.

Aaron Levi Cantillo Vargas u lokalizua nga ekipet e kërkim-shpëtimit, por nxjerrja e tij rezultoi tepër e vështirë. Mes të riut dhe shpëtimtarëve ndodhej trupi i pajetë i një burri, i cili u desh të largohej fillimisht për t’i hapur rrugë operacionit.

Operacioni i shpëtimit zgjati 43 orë dhe u realizua nga ekipet e emergjencës të Venezuelës, Meksikës dhe El Salvadorit. Gjatë gjithë ndërhyrjes, një mjek arriti t’i siguronte lëngje 21-vjeçarit, duke e mbajtur të hidratuar dhe duke rritur shanset për mbijetesë deri në përfundimin e operacionit.

Shpëtimi i të riut ka rikthyer shpresën për ekipet e emergjencës dhe familjet që ende presin lajme për të afërmit e tyre të zhdukur nën rrënoja.Versus.al

Poll