BOTA /

Aleanca e Osmanit me LDK, Kurti: Nuk duhen ngatërruar dëshirat me faktet

Shkruar nga Versus

Aleanca e Osmanit me LDK, Kurti: Nuk duhen ngatërruar dëshirat me

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se mirëpret çdo person me ambicie politike dhe vizion për qytetarët, por ka theksuar se “dëshirat nuk duhet të ngatërrohen me faktet”. Këtë koment, ai i bëri pasi u pyet rreth një marrëveshje të mundshme të rivalëve politik – ku Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të ishte kandidat për kryeministër, ndërsa Vjosa Osmani kandidate për presidente.

Kurti ka thënë se nuk duhet harruar se si ka vendosur populli para katër muajve, pra në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Ai ka thënë se për këtë vendos populli e jo ndonjë kryetar partie apo pretendent për ndonjë post.

Sipas tij, të gjithë ata që kanë ambicie politike, duan pushtet dhe kanë ide e vizion për të mirën e qytetarëve, le të angazhohen, le të punojnë me çka dinë e munden.

“Por duhet ta keni parasysh, për këtë nuk vendos asnjë kryetar partie, asnjë pretendent për çfarëdo posti. Për këtë vendos populli. Dhe mos harroni qysh ka vendos populli para katër muajve. 51.1% ia dha LVV-së. Ne iu afruam shumë afër shifrës 500 mijë zemrave. Vetëm shikoni rezultatin konkret. LVV-ja 57 deputetë, ndërkohë PDK-LDK-AAK së bashku kanë 43… Rrjedhimisht shikoni, njerëzit kanë dëshira, edhe kjo është normale, por nuk duhet me i ngatërru dëshirat me faktet”- tha Kurti. Versus.al

Poll