
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha teksa shkonte në Kuvend është pyetur për incidentet e ndodhura ditën e djeshme teksa kryebashkikau i Trianës, Erion Veliaj po dilte nga ambentjet e Prokurorisë së Posaccme.
Makina e tij është ndaluar nga njerëzit që ishin mbledhur aty në mbështejte të Veliajt. bllokuan makinën e policisë teksa transportonte për në burgu e Durrësit, kryebashkiakun e Tiranës.
Për këtë ngjarje ministri Hoxha u shpreh se ai grumbull ishte ndryshe nga rastet e tjera sepse nuk ishte i paralajmëruar por i rastësishëm dhe se ata persona nuk ishin protestues por simpatizantë.
'Ka pasur dhe raste te tjera por ka pasur njoftim. Kjo ishte një masë sigurie por u ndërliku për shkak të grumbullimeve. Unë kam pasur komunikim me Prokurorinë e Posaçme. Në kushtet e një mase të sigurie, Policia e Shtetit merr masat për të siguruar Prokurorinë e Posaëme e ka me detyrë. Aty ndodheshin dhe punnonjësit e Gardës të cilët ishin në krye të detyrë. Ata patën një vështërsi dje për shkak të grumbillim të persona të cilët ishin simpatizantë jo protestues.' u shpreh Hoxha për gazetarët. / Versus.al







