
Pesë importuesit më të mëdhenj të naftës kanë dalë kundër vendimit të ndërmarrë dje nga Bordi i Transparencës që caktoi çmimet e shitjes me pakicë të naftës me 203 lekë për litër dhe benzinës 175 lekë për litër.
Importuesit pretendojnë se ky çmim nuk mbulon kostot e blerjes së naftës. Për këtë arsye Shoqata e Hidrokarbureve i dërgoi shkresë Ministrisë së Ekonomisë dhe asaj të Infrastrukturës që të ndërhyjë menjëherë për të shmangur shitjen nën kosto.
Ata paralajmërojnë se nëse nuk merren masa, do të pezullohet dhe kufizohet shitja me shumicë e naftës dhe benzinës, si dhe do të frenojnë procesin e zhdoganimit të karburanteve në Porto Romano deri në një moment të dytë. Versus.al

