AKTUALITET /

Burri i vuri flakën gruas në Korçë dhe u arratis nga banesa, del FOTO e çiftit në proces divorci

Policia është vënë në ndjekje të 45 vjeçarit që kreu aktin e rëndë.

Shkruar nga Versus

Burri i vuri flakën gruas në Korçë dhe u arratis nga

Versus.al ka siguruar fotografinë e Bledar Trëndafilit dhe gruas së tij të cilën 45 vjeçari e lyeu me benzinë dhe i vuri flakën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40.

Për shkak se ishin në proces divorci çifti jetonin të ndarë ndërsa mësohet se ka qenë Bledar Trëndafili ai i cili ka shkuar në banesën ku po qëndronte 31 vjeçarja Melisa Trëndafili dhe ka kryer aktin e rëndë.

E reja ka pësuar djegie të nivelit të lartë në trup dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Versus.al

Poll