Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti i rëndë në Kamës, ku një 2-vjeçar gjeti vdekjen në spital, pasi u përplas për vdekje nga një makinë.
Bëhet me dije se policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksidentin.
Bëhet me dije se se autori është identifikuar si 57-vjeçari me inicialet Y. M., i cili mësohet se ishte edhe fqinj me familjen e viktimës.
Pasditen e sotme u raportua se një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 2-vjeçar u regjistrua në Kamëz. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasdite ku një automjet ka përplasur të miturin.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë ju bëjmë me dije se;
Falë veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, që aksidentoi me pasojë vdekjen e dy vjeçarit.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi Y. M., 58 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.
Gjithashtu, është bërë gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz”me të cilin ky shtetas shkaktoi aksidentin.
Nga verifikimet ka rezultuar se aksidenti ka ndodhur në Fushë Domje dhe jo në Kamëz.
Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.








