
Deputeti socialist Erion Braçe u përplas gjatë ditës së sotme me një shqiptar të diasporës i cili filmoi sot skenën ku deputeti shtyu gazetarin dhe e shau me një fjalor të papërshtatshëm, duke aluduar për një sulm ndaj tij.
Arjan Koçi ka reaguar duke treguar për veten se ai punon kuzhinier në Angli, dhe jo roje e “shtëpive të barit”, sic iu drejtua deputeti.
“Nuk e di nga më njeh Braçe. Më ka fiksim a nuk e di. Dinte informacione që jam drogaxhi, iu sul Marselit u preka, mbajta distancën. E mbajta veten. Pres laknor, jam guzhinier. Në Angli. Që në 2011. Jam larguar papunësia, padrejtësia. Kam 15 vjet guzhinier. Kam çdo gjë me foto, video. Isha në Shqipëri kemi bërë një dasëm 300 veta. Unë jam shettësi britanike. Ju ka ardh fundi. Jam kthyer se nuk i shoh më dot këto fytyra në zyrat e shtetit. Të veshur me veshje të shtrenjta dhe në spital nuk ka paracetamol. Këto me makina të shtrenjta”, tha emigranti./Versus.al

