AKTUALITET /

Detaje nga plagosja e rëndë në Tiranë, efektivi Erion Goxhara filmoi krimin dhe i nisi videon kunatit

Mësohet se polici Erjon Goxhara i ka dërguar një video kunatit të tij që po ashtu është punonjës policie duke i treguar krimin e kryer

Shkruar nga M.H

Detaje nga plagosja e rëndë në Tiranë, efektivi Erion

Të tjera detaje kanë dalë për sa i përket ngjarjes së djeshme në Tiranë, ku efektivi i policisë Erion Goxhara qëlloi me disa plumba drejt 45-vjeçarit, Lorenc Kosta.

Mësohet se polici Erjon Goxhara i ka dërguar një video kunatit të tij që po ashtu është punonjës policie duke i treguar krimin e kryer.

Po kështu duket në kamerat e sigurisë se pasi e qëllon, ai e filmon 45-vjeçarin e shtrirë në tokë.

Më pas ai ka telefonuar djalin e tij duke i kërkuar ta priste tek rrethi i Shkozës, ku pasi kanë marrë një taksi kanë lëvizur drejt zonës së Freskut.

Pas mbërritjes në këtë zonë Goxhara është dalluar nga disa punonjës policie civil të cilën e kanë ndjekur me vrap por polici i kufirit ka arritur të largohet.

Rrugës në taksi, Goxhara ka biseduar në telefon me drejtues policie duke refuzuar të dorëzohet madje duke u shprehur se më mirë vras vetën se të kalbem në burg.

Po ashtu sipas hetimeve rezulton se polici Erjon Goxhara në muajin korrik ka telefonuar inxhinierin Lorenc Kosta dhe e ka kërcënuar me jetë për motive xhelozie.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi bashkëshortja e efektivit kishte një lidhje jashtëmartesore me të plagosurin.

Historia jashtëmartesore duket se ka marrë jetë në ambientet e punës, pasi Kosta është inxhinier elektrik te Enti Rregullator i Energjisë, i njëjti institucion shtetëror, ku punon juriste edhe bashkëshortja e efektivit.

Ndërkaq Erion Goxhara është ende në kërkim dhe policia ka vënë një dëmshpërblim prej 10 mijë euro për këdo jep informacion për vendndodhjen e tij./ Versus.al

Poll