AKTUALITET /

Dhërmiu shpallet qendër historike, qeveria miraton zonën e mbrojtur kulturore

Qeveria ka miratuar gjithashtu planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e zonës historike, i cili përcakton mënyrën e menaxhimit të kësaj pasurie kulturore

Shkruar nga Versus

Dhërmiu shpallet qendër historike, qeveria miraton zonën e

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpalljen si pasuri kulturore të paluajtshme të “Qendrës Historike” të fshatit Dhërmi, duke përcaktuar edhe zonën e saj mbrojtëse në kuadër të ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Vendimi është propozuar nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja dhe bazohet në ligjin “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.

Qeveria ka miratuar gjithashtu planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e zonës historike, i cili përcakton mënyrën e menaxhimit të kësaj pasurie kulturore.

Sipas vendimit, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor do të publikojë hartat e zonës në Gjeoportalin Kombëtar, ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të kryejë regjistrimin e saj sipas legjislacionit në fuqi.

Zbatimi i vendimit i është ngarkuar Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe Bashkisë Himarë, ndërsa akti hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.Versus.al

Poll