AKTUALITET /

Dhuna brutale ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Apeli lë në burg organizatorin Dritan Nano dhe dhëndrin e tij

Dritan Nano, porositësi i dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi dhe dhëndri i tij Dorian Alia janë lënë në burg nga Apeli i Tiranës.

Shkruar nga B.V
Dhuna brutale ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Apeli lë në burg
Avokati Sokol Mëngjesi, porositësi Dritan Nano dhe dhunuesit Dorian Alia, Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku (shoferi)

Tiranë- Gjykata e Apelit ka lënë në burg Dritan Nanon dhe dhëndrin e tij Dorian Alia për ngjarjen e rëndë të ndodhur ku u dhunua brutalisht avokati Sokol Mëngjesi. Dritan Nano akuzohet si organizator i dhunës ndërsa Dorian Alia së bashku me 3 të afërm të tij dhunuan brutalisht avokatin mëngjesin e 29 majit në zonën e ish-Bllokut pasi Mëngjesi kishte çuar djalin e tij në kopësht.

Për ngjarjen, Dorian Alia mori përgjegjësinë e plotë duke thënë se gjithçka kishte ndodhur si pasojë e një debati me tone të ashpra që avokati Sokol Mëngjesi kishte pasur me vjehrrin e tij Dritan Nano për një pagesë të gjyqit që ky i fundit nuk ia kishte shlyer. Ai tha se nuk kishte pasur qëllim dëmtimin e rëndë të avokatit dhe se kishte shkuar vetëm për t’i dhënë një mesazh.

Nga ana tjetër Dritan Nano ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Por hetimet e prokurorisë e nxorrën zbuluar pasi rezultonte të ishte takuar me dhunuesit rreth një muaj para ngjarjes ku mendohet të ketë pasur rolin e organizatorit.

Nga ana tjetër, Drivaldo Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku të cilët po ashtu morën pjesë në dhunimin e avokatit, janë ende në kërkim që prej 29 majit dhe dyshohet të kenë kaluar jashtë kufirit të vendit. Ndërsa për këdo që ofron informacion mbi vendndodhjen e tyre, policia ka caktuar shpërblim prej 20 mijë eurosh.

Hetimet zbuluan se Dorian Alia ishte një prej 8 pronarëve që kishte kontaktuar avokatin Sokol Mëngjesi për një pronë të cilën këta të fundit e pretendonin në zonën e liqenit. Pasi studio ligjore e Mëngjesit u kishte fituar gjyqin, 7 pronarët kishin bërë pagesën e rënë dakord në fillim për shërbimet e avokatit ndërsa Dorian Alia nuk kishte bërë asnjë pagesë. Mëngjesi e paditi për këtë fakt dhe fitoi gjyqin kundër tij. Dyshohet se jo ka qenë arsyeja e ngjarjeve që pasuan më pas duke sjellë edhe qëndrimin në gjendje kome të avokatit për thuajse 15 ditë. Versus.al

Poll