AKTUALITET /

Dhunohet efektivi i “Rrugores” në Shkodër, 2 persona e goditën me grushte

Polici ndodhej jashtë shërbimit në momentin e përplasjes.

Shkruar nga Versus
Dhunohet efektivi i “Rrugores” në Shkodër, 2 persona e
Efektivi, Nikolin Përndoj

Shkodër- Mbrëmjen e djeshme, një efektiv i policisë Rrugore u dhunua me grushte në lagjen “Xhabije”.

Bëhet fjalë për efektivin Nikolin Përndoj i cili ndodhej jashtë orarit të shërbimit në momentin kur u sulmua.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes tij dhe dy personave të tjerë. Ndërsa ende nuk dihen motivet që çuan deri në përplasjen e dhunshme.

Policia po heton për të identifikuar dy personat që dhunuan efektivin dhe për të zbardhur rrethanat e plota të përplasjes. Versus.al

Poll