
Bëhen publike pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në zonën e TEG-ut, ku humbën jetën dy persona dhe një tjetër mbeti i plagosur.
Sic shihet nga video, kamioni pompë betoni, duket se po lëvizte me shpejtësi të lartë, dhe më pas devijon nga rruga dhe përplaset me një automjet tip “Audi”.
Pas përplasjes së fortë, mjeti i tonazhit të rëndë humbet kontrollin, thyen barrierat mbrojtëse të mbikalimit dhe përfundon në rrugën poshtë.
Nga aksidenti humbën jetën dy shtetas egjiptianë: Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, drejtuesi i betonieres, dhe Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, pasagjeri në mjetin e rëndë.
I plagosur mbeti edhe drejtuesi i “Audit”, Roland Nuri, 28 vjeç, i cili u transportua në spital. Sipas burimeve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon hetimet për të zbardhur të plotë dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
View this post on Instagram

