
Policia ka identifikuar dy viktimat e aksidentit të rëndë të ndodhur në mbikalimin pranë TEG-ut, ku një betoniere doli nga rruga dhe ra në autostradën poshtë.
Policia bën me dije se dy personat që ndodheshin në betonierë dyshohet se janë shtetasit Mohamed Lotf, rreth 30 vjeç, drejtuesi i betonieres dhe Mohamed Ali, rreth 44 vjeç, pasagjeri.
Si pasojë e aksidentit, 30-vjeçari humbi jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri u transportua në spital në gjendje të rëndë, ku nuk mundi t'u mbijetonte dot plagëve.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti i sotëm në autostradën Tiranë-Elbasan, ndodhi pasi betoniereja u përplas me një automjet, theu barrierat mbrojtëse të urës dhe përfundoi në aksin rrugor poshtë.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Versus.al

