AKTUALITET /

Ekzekutuan Gjin Ndojin dhe planifikuan vrasjen e Dor Dulit e Ibrahim Licit, Vis Martinaj dhe grupi i Bajrave në gjyq pas 3 vitesh

Në mesin e të pandehurve është edhe Ervis Martinaj, i shpallur në kërkim, si dhe persona të tjerë të lidhur me të ashtuquajturin “grupi i Shkodrës”, përfshirë anëtarë të fisit Bajri.

Shkruar nga Versus

Ekzekutuan Gjin Ndojin dhe planifikuan vrasjen e Dor Dulit e Ibrahim Licit, Vis

SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim Ervis Martinajn dhe grupin e Shkodrës, akuza për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për një procedim penal të vitit 2023 dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale të rënda.

Në mesin e të pandehurve është edhe Ervis Martinaj, i shpallur në kërkim, si dhe persona të tjerë të lidhur me të ashtuquajturin “grupi i Shkodrës”, përfshirë anëtarë të fisit Bajri.

Sipas njoftimit të SPAK, të pandehurit akuzohen për një sërë veprash të rënda penale, mes tyre vrasje me paramendim, sigurim të kushteve dhe mjeteve për kryerjen e vrasjeve, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve, si dhe vepra të tjera penale.

Ervis Martinaj akuzohet, ndër të tjera, për vrasjen e Gjin Ndojit (Borici), ngjarje e ndodhur më 9 gusht 2020 në Shkodër, si dhe për sigurimin e kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut.

Ndërsa ndaj disa prej të pandehurve të tjerë rëndojnë akuza për sigurim të kushteve për eliminimin e shtetasve Dorian Duli dhe Ibrahim Lici, si dhe për përfshirje në episode të tjera kriminale.

Në dosje janë përfshirë edhe akuza ndaj Eljon Hatos dhe Arsad Bashlit për tentativë vrasjeje ndaj Taulant Pepës në vitin 2021, mbajtje pa leje armësh dhe korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të drejtësisë.

SPAK bën me dije se për persona të tjerë që dyshohet se mund të jenë përfshirë në aktivitetet kriminale të hetuara, është vendosur ndarja e çështjes, ndërsa hetimet vijojnë ende.

Dosja tashmë i është dërguar gjykatës për shqyrtim./Versus.al

Poll