AKTUALITET /

Rrihen me leva 2 shoferë urbanësh pranë ministrisë së Brendshme

Nga përplasja fizike, të dy drejtuesit e mjeteve kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Shkruar nga Versus

Rrihen me leva 2 shoferë urbanësh pranë ministrisë së

Një konflikt i dhunshëm mes dy drejtues mjetesh ka ndodhur pranë kryqëzimit te Ministria e Brendshme në Tiranë, duke përfunduar me arrestimin e tyre nga policia.

Sipas informacioneve paraprake, sherri ka nisur mes drejtuesit të një autobusi dhe një shoferi tjetër pas një debati në rrugë. Situata ka agravuar, ndërsa të dy dyshohet se kanë përdorur leva duke goditur njëri-tjetrin.

Nga përplasja fizike, të dy drejtuesit e mjeteve kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore.

Policia ka ndërhyrë menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar dy personat e përfshirë, të cilët më pas janë arrestuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore./Versus.al

Poll