AKTUALITET /

FOTO/ Fqinjët rrihen mes tyre, përfundon tek Trauma 60-vjeçari nga Tropoja

I dëmtuari është identifikuar si Man Nezaj, i cili po merr trajtim për plagët e marra si pasojë e përplasjes.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Fqinjët rrihen mes tyre, përfundon tek Trauma 60-vjeçari

Një konflikt mes fqinjëve ka përfunduar me dhunë në Tropojë, ku një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

I dëmtuari është identifikuar si Man Nezaj, i cili po merr trajtim për plagët e marra si pasojë e përplasjes.

Sipas të afërmve të tij, mes palëve ka pasur konflikte të mëparshme, ndërsa situata dyshohet se ka përshkallëzuar deri në përdorimin e dhunës.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave të përfshirë dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore./Versus.al

Poll