Fundjava nis me mot të kthjellët. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se gjatë ditës së shtunë do të kemi mot të qëndrueshëm.
Temperaturat variojnë nga 0 gradë, që do të shënohet në Bajram Curri, deri në 23 gradë celcius maksimalja që do të shënohet në Tiranë.
Ndërkaq, era nga kuadrati i jugut arrin deri në 14m/s ndërsa valëzimi në det deri në 3-4 ballë.







