AKTUALITET /

Do festonte 30-vjetorin në prill, ky është i riu shqiptar që u v*a në Itali

Sipas mediave italiane, viktima u qëllua nga partneri aktual i ish-të dashurës së tij, një 35-vjeçar, i cili e pa duke biseduar me të renë, një shtetase rumune, pasi Përgegaj kishte përfunduar turnin e punës si kamerier.

Shkruar nga Versus
Do festonte 30-vjetorin në prill, ky është i riu shqiptar që
Gjergj Përgegaj

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. 29-vjeçari Gjergj Përgegaj u vra mbrëmjen e djeshme në Arezzo nga një bashkëkombas i tij, pas një konflikti të dyshuar për motive xhelozie.

Sipas mediave italiane, viktima u qëllua nga partneri aktual i ish-të dashurës së tij, një 35-vjeçar, i cili e pa duke biseduar me të renë, një shtetase rumune, pasi Përgegaj kishte përfunduar turnin e punës si kamerier. Një nga plumbat e goditi të riun në fyt, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas ngjarjes, autori u largua, por u arrestua disa orë më vonë nga policia pa bërë rezistencë. Trupi i 29-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit San Donato për ekzaminime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të vrasjes, e cila dyshohet të ketë motive pasionale.

Gjergj Përgegaj do të festonte 30-vjetorin më 19 prill, ndërsa ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka ngritur shqetësime për sigurinë e shqiptarëve në rajon./Versus.al

Poll