AKTUALITET /

Dosja e Veliajt kaloi për gjykim, caktohet data e gjyqit për kryebashkiakun dhe të pandehurit e tjerë

Veliaj mbahet i arrestuar që prej 10 shkurtit të vitit 2025 dhe akuzohet për kryerjen e 5 veprave penale.

Shkruar nga Versus

Dosja e Veliajt kaloi për gjykim, caktohet data e gjyqit për

Caktohet data e gjyqit në themel për Erjon Veliaj dhe seanca e parë do të mbahet më datë 9 mars ora 9:30. Më herët është caktuar treshja gjyqësore me Engjëllushe Tahirin relatore dhe anëtare Alma Kondraliu e Rudina Palloi.

Tre javë më parë Gjykata e Posaçme vendosi kalimin për gjykim të dosjes së kryebashkiakut, gruas së tij Ajola Xoxës dhe dhjetëra të pandehurve të tjerë. Veliaj i cili mbahet i arrestuar në paraburgimin e Durrësit që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar, akuzohet për kryerjen e 5 veprave penale. 

SPAK e akuzon kryebashkiakun se kishte ngritur një skemë të përvetësimit të fondeve publike të bashkisë së Tiranës në bashkëpunim me gruan e tij duke përfshirë edhe biznesmenë të ndryshëm të cilët merrnin tendera nga bashkia dhe bënin donacione për OJF-të e Xoxës. Versus.al

Poll