AKTUALITET /

Aksident tragjik në Itali, dy të rinj shqiptarë ndërrojnë jetë në aksident në Itali (EMRAT)

Viktimat janë Fidan Peci, 27 vjeç, dhe Ardian Avdyli, 21 vjeç. Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të madhe tek familjarët, miqtë dhe gjithë komuniteti i Mitrovicës.

Shkruar nga Versus

Aksident tragjik në Itali, dy të rinj shqiptarë

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e premte në Itali, ku kanë humbur tragjikisht jetën dy të rinj shqiptarë nga Mitrovica.

Viktimat janë Fidan Peci, 27 vjeç, dhe Ardian Avdyli, 21 vjeç. Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të madhe tek familjarët, miqtë dhe gjithë komuniteti i Mitrovicës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e të ndjerëve, duke theksuar se humbja e jetëve të reja është dhimbje e madhe për qytetin dhe Kosovën.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të dy të rinjve mitrovicas, Fidan Peci dhe Ardian Avdyli, të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Itali. Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Mitrovicës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Peci dhe Avdyli, miqve dhe të gjithë atyre që i njohën,” shkruan Faton Peci, duke theksuar solidaritetin dhe lutjet për shpirtin e tyre./Versus.al

 

Poll