AKTUALITET /

Dosja “Partizani” për gjykim, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Shkruar nga Versus
Dosja “Partizani” për gjykim, Sali Berisha paraqitet në
Sali Berisha në hyrje të SPAK

Kreu i PD, Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK për të respektuar masën e sigurisë të caktuar muaj më parë nga GJKKO “detyrim paraqitje”. Ndërkohë që gjyqi për dosjen “Partizani” ka nisur, Berisha u shfaq sërish sot në Prokurorinë e Posaçme i rrethuar nga mbështetës të tij.

Në dalje ai foli para gazetarëve duke zbuluar edhe shënimin që i la kryeprokurorit të posaçë, Altin Dumanit të cilin e etiketon si "Altin Troplini".

"Dedikasa që unë i lashë aty Altin Troplinit është kjo që vijon: Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është de facto përgjegjësi më kryesor, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri. Kjo, u la në këtë prokurori"- deklaroi Berisha. 

Paraqitjet e mëparshme të Berishës janë pasuar nga deklarata të tij para mediave me anë të cilave akuzonte kreun e SPAK, Altin Dumanin se legjitimoi atë që e quan "farsë elektorale të 11 majit" duke mos vepruar ndaj grupeve kriminale në terren të cilat sipas tij deformuan vullnetin e votës së qytetarëve. 

Gjyqi i mbajtur më 30 qershor, u shty ende pa nisur për shkak të pretendimit se Berisha nuk ishte njoftuar sipas ligjit për t'u paraqitur. Seanca e radhës për gjykimin e dosjes "Partizani" ku janë marrë të pandehur, Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’, si dhe Andia Pustina, financieres që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

Elsa Ulliri, gjyqtarja kryesuese e trupës gjykuese, ka dorëzuar kërkesën për t'u tërhequr nga gjykimi i dosjes me pretendimin se ka konflikt interesi pasi kushërira e saj është deputetja aktuale e PD, Andia Ulliri. Versus.al

Poll