AKTUALITET /

Dosja “Xibraka”, a ka bërë Bardhi denoncim ndaj Olsi Ramës? Dumani sqaron dyshimet

Dumani ka deklaruar se nuk ka kallëzim të depozituar nga Bardhi kundrejt Olsi Ramës.

Shkruar nga Versus
Dosja “Xibraka”, a ka bërë Bardhi denoncim ndaj Olsi
Dumani dhe Bardhi

Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë takimit të tij informal me gazetarët është pyetur edhe lidhur me dosjen “Xibraka” për të cilën kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi pretendon se ka bërë një kallëzim ndaj Olsi Ramës, vëllait të kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar për lidhje me anëtarë të grupit kriminal të drogës.

Dumani sqaroi se ka nisur një hetim për këtë çështje të ripahur por theksoi se nga ana e Gazment Bardhit nuk ka pasur ndonjë kallëzim për Olsi Ramën, ndryshe nga sa pretendohet nga demokrati gjatë daljeve publike në media.

“Qartësisht nuk ka bërë kallëzim”, ka deklaruar ai ndër të tjera. Versus.al

Poll