AKTUALITET /

"Drejtësia e vonuar, rrezikon të kthehet në padrejtësi", Sadushi-gjyqtarëve: Jepni vendimet pa i zvarritur qytetarët

Shkruar nga Versus
"Drejtësia e vonuar, rrezikon të kthehet në
Sokol Sadushi, kreu i Gjykatës së Lartë

Sot u mbajt një konferencë ku u diskutua lidhur me sfidat dhe synimet e sistemit të drejtësisë për këtë vit të ri në mënyrë që të përmbushen pritshmëritë e qytetarëve.

Kreu i gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se duhet që gjykatat të tregojnë paanësi dhe që drejtësia të jetë e arritshme për qytetarët. Thënë kjo, Sadushi kërkoi nga gjyqtarët që të angazhohen që vendimet për çështjet gjyqësore të mos i zvarrisin pasi “një drejtësi që vonon, rrezikon të kthehet në padrejtësi”.

“Besimi i qytetarit tek shteti rrallë nis me deklarata. Zakonisht nis në sallën e gjyqit ku një person sjell një konflikt dhe pret të dëgjohet me paanësi. Gjykatat tregojnë nëse ligjshmëria është më shumë se një aspiratë. Për shumë qytetarë drejtësia është kontakti më i drejtëpërdrejtë me shtetin.

Drejtësia duhet të jetë e arritshme për qytetarin, brenda një kohe të arsyeshme dhe me dinjitet. Kur sistemi mbingarkohet dhe qytetari nuk arrin dot në kohë tek drejtësia, pavarësia zbehet në aspektin e saj më kryesor, mbrojtjen reale të të drejtave.

Për vitin gjyqësor që hapim sot angazhimi ynë duhet të jetë i dukshëm në disa drejtime. Qartësia dhe arsyetimi i vendimit, koha e arsyeshme. Drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi. Sistemi gjyqësor përballet me një stok çështjesh të prapambetura. Janë qytetarë që presin, çështje që zvarriten dhe mbeten pezull”- deklaroi Sadushi. Versus.al

Poll