AKTUALITET /

Durrësi ende nën ujë, qindra banesa të përmbytura! Evakuohen 18 familje

Zona e ish-kënetës dhe lagjia 14 e Shkozetit paraqiten si më problematiket.

Shkruar nga Versus

Durrësi ende nën ujë, qindra banesa të përmbytura!

Durrës- Një ditë pasi zona të ndryshme në të gjithë qarkun u përmbytën nga reshjet e dendura të shiut, gjendja nuk duket të jetë përmirësuar as ditën e sotme.

Problematike situata mbetet në zonën e ish-kënetës në bllokun rreth burgut të Durrësit ku 800 banesa kanë ende ujë në oborr dhe brenda.

Gjithashtu edhe në Shkozet në lagjen 14 të njohur si “Nishtulla’, situata është e vështirë. Në total janë evakuuar 18 familje me 60 persona të cilët janë sistemuar në 2 shtëpitë e pushimit, në atë të ministrisë së Brendshme dhe atë të Mbrojtjes.

Ekipet e Zjarrfikëseve të Ujësjellës Kanalizimeve vazhdojnë punën për të rikthyer normalitetin në zonat problematike. Versus.al

Poll