Live Updates /

Përmbytjet në vend, humb jetën një person! Urdhër për evakuim urgjent të banorëve në Durrës, Vlorë e Fier

*Situata në vend vijon të mbetet shumë e rëndë si pasojë e përmbytjeve në qarqe të ndryshme të cilat janë përfshirë nga reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit. *Sot në zonën e Plepave në Durrës është gjetur një person i pajetë i cili dyshohet të jetë mbytur. Viktima është një 54 vjeçar i cili dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit. *Qindra banesa në Durrës, Lezhë, Fier, Shkodër e Gjirokastër vijojnë të mbeten nën ujë. Ndërkohë situata paraqitet kritike edhe në Vlorë ku lumi Vjosa ka arritur në nivelin 9 metra dhe ka përmbytur disa banesa. Banorëve të njësisë administrative Novoselë u është njoftuar evakuimi urgjent pasi u rrezikohet jeta nga përmbytjet.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Situata në vend vijon të mbetet shumë e rëndë si pasojë e përmbytjeve në qarqe të ndryshme të cilat janë përfshirë nga reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit. *Sot në zonën e Plepave në Durrës është gjetur një person i pajetë i cili dyshohet të jetë mbytur. Viktima është një 54 vjeçar i cili dyshohet të jetë marrë nga rrjedha e ujit. *Qindra banesa në Durrës, Lezhë, Fier, Shkodër e Gjirokastër vijojnë të mbeten nën ujë. Ndërkohë situata paraqitet kritike edhe në Vlorë ku lumi Vjosa ka arritur në nivelin 9 metra dhe ka përmbytur disa banesa. Banorëve të njësisë administrative Novoselë u është njoftuar evakuimi urgjent pasi u rrezikohet jeta nga përmbytjet.

8 Postime
21 ORE ME PARE

Shkoi të verifikonte situatën, punonjësi i komunales humb jetën pas përmbytjeve në Durrës (EMRI)

Përmbytjet në vend, humb jetën një person! Urdhër

Një person është gjetur i pajetë në zonën e Plepave. Ngjarja ka ngritur alarmin e autoriteteve, ndërsa dyshohet se viktima është mbytur.

54 vjeçari Astrit Hysenaj u gjet i pajetë pranë një kanali kullues në afërsi të ish-repartit ushtarak. Dyshohet se u mor nga rrjedha e ujit që prej ditës së martë kur qyteti u përfshi nga reshjet e dendura të shiut. Raportohet se i ndjeri ka qenë punonjës i mirëmbajtjes dhe kishte shkuar në vendngjarje për të parë situatën.

Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të qytetit të Durrësit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes. Versus.al

21 ORE ME PARE

"U rrezikohet jeta nga përmbytjet", ministria urdhëron evakuimin urgjent të banorëve të Novoselës

Përmbytjet në vend, humb jetën një person! Urdhër

Vlorë- Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë një njoftim urgjent për evakuim të menjëhershëm të banorëve në njësinë administrative të Novoselës për shkak të situatës së rënduar të krijuar nga reshjet e dendura të shiut dhe rrezikut për jetën e qytetarëve.

Sipas njoftimit, masa e evakuimit ndërmerret në zbatim të Ligjit nr. 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”, Planit Kombëtar të Emergjencave Civile si dhe Planeve Vendore të Emergjencave Civile. Autoritetet theksojnë se vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe ka karakter emergjent.

Evakuimi do të realizohet përmes një koordinimi të ngushtë ndërinstitucional mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), Prefektit të Qarkut Vlorë dhe strukturave të emergjencave civile në bashki. Në bazë të legjislacionit në fuqi, Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin dhe zbatimin e evakuimit në territorin përkatës.

Autoritetet bëjnë me dije se prioritet absolut në procesin e evakuimit do të kenë: fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, familjet që ndodhen në zona të izoluara.

Transporti për largimin e banorëve nga zonat e rrezikuara do të sigurohet nga mjetet e Bashkisë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) si dhe Forcat e Armatosura.

Sa i përket strehimit të qytetarëve të evakuuar, Ministria e Mbrojtjes sqaron se menaxhimi i tyre do të kryhet nga Bashkia, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, njësitë e kujdesit shëndetësor dhe strukturat e shërbimeve sociale, sipas nevojës. Gjatë këtij procesi do të realizohet regjistrimi i të evakuuarve në ambientet e strehimit të përkohshëm, sigurimi i nevojave bazë si ushqimi, veshmbathja dhe ndihma mjekësore, si dhe informimi periodik mbi ecurinë e situatës.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e dhëna në terren dhe të bashkëpunojnë me strukturat përgjegjëse, duke theksuar se çdo kërkesë për ndihmë duhet t’u drejtohet institucioneve publike të angazhuara në operacion. Versus.al

21 ORE ME PARE

Borëpastruesja përplas 3 automjete në Rrugën e Arbrit, një person përfundon në spital

Përmbytjet në vend, humb jetën një person! Urdhër

Dibër- Një incident fatkeq ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Arbrit që është përfshirë nga reshjet e dëborës.

Automjeti i borëpastrueses ka përplasur tre makina të tjera në afërsi të tunelit të Murrizit.

Si pasojë e aksidentit mbetën të lënduar disa persona, ndërsa drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen” përfundoi në spital.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin në fjalë. Versus.al

21 ORE ME PARE

Përmbytjet në vend, qindra banesa nën ujë, në Durrës 250 banorë të evakuuar! Ja qarqet më problematike

Përmbytjet në vend, humb jetën një person! Urdhër

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënat rreth situatës aktuale në vend të krijuar si pasojë e përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut të cilat kanë sjellë daljen nga shtrati të lumenjve.

Situata më problematike paraqitet në qarqet e Durrësit, Lezhës, Shkodrës, Fierit, Beratit dhe Gjirokastrës, ndërsa për qarqet e tjera ministria njofton se situata është nën kontroll.

Njoftim mbi situatën e krijuar si pasojë e motit të keq në vend:

Si pasojë e reshjeve intensive, gjatë orëve të fundit ka patur rritje të niveleve të lumenjve në disa qarqe të vendit, gjë që ka krijuar problematika serioze, kryesisht përmbytje të tokave bujqësore dhe banesave, rrëshqitje dherash, dëmtime infrastrukturore dhe bllokime rrugësh.

Situata më problematike paraqitet në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqe të tjera situata është nën monitorim ose pa rrezik.

Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile janë angazhuar në terren për përballimin e emergjencës, evakuimin e banorëve, ku është e nevojshme dhe minimizimin e dëmeve.

Situata sipas qarqeve paraqitet si më poshtë:

Qarku Shkodër

• Ka rritje të nivelit të ujit në fshatin Obot, me rreth 60 cm ujë mbi rrugën kryesore. Qarkullimi bëhet vetëm për mjete të tonazhit të lartë.

• Ka rritje të sipërfaqeve të tokave bujqësore nën ujë.

• 15 banesa të rrethuara nga uji në Vaun e Dejës.

• Në disa fshatra të Malësisë së Madhe ka rugë të bllokuara dhe prezencë uji.

• Në bashkinë Fushë-Arrëz janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh, prezencë e shtuar e ujit në rrugët auto-rurale, që kanë shkaktuar dëmtime.

Qarku Lezhë

• Rreth 3000 ha tokë bujqësore janë nën ujë.

• Është bërë evakuimi I dy familjeve, një në fshatin ishullin Shëngjin dhe një në fshatin Kakariq.

• Rreth 100 banesa janë të rrethuara nga uji,  kryesisht në njësitë administrative Dajç, Babullojë, Balldren dhe Shënkoll.

• Ka rrëshqitje dherash në fshatrat Torovicë dhe Tresh.

• Po punohet për mbylljen e çarjes së argjinaturës në lumin Droje, në fshatin Dukagjin.

Qarku Vlorë

• Niveli I lumit Vjosë në Novoselë ka kaluar mbi 8 metra.

• Janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe në Novoselë. Nuk ka prezencë uji në banesa.

Qarku Durrës

• Aktualisht situate është drejt përmirësimit, por po punohet për heqjen e ujit nga rreth 800 banesa dhe objekte, veçanërisht në zonën e burgut, Ish Kënetës, Shkozet dhe Nishtullë. Në terren ndodhen ekipe te vlerësimit të dëmeve që po vazhdojnë evidentimin dhe dokumentimin e rasteve.

• 250 persona janë të strehuar në Shtëpinë e Pushimit te Ushtrisë, Durrës dhe 55 persona janë strehuar në Kavalishencën e Ministrisë së Brendshme.

• ⁠Lumenjtë Erzen dhe Ishëm, si dhe kanali i Tones janë në kuata maksimale.

• Disa rrugë të qytetit mbeten të bllokuara, për shkak të pranisë së lartë të ujit.

Bashkia Krujë: Si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Droje ka vërshime uji në dy fshatrat Dukagjin i Ri dhe Miliska. Në fshatin Miliska uji ka hyrë në banesa, ku janë prekur 50 familje. Në terren ndodhen ekipe të Bordit të Kullimit Durrës, për përballimin e situatës.

      Bashkia Shijak: Ka prani uji në 15 banesa. Situata problematike veçanërisht në njësitë administrative Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj.

Qarku Gjirokastër

• Si pasojë e reshjeve të dendura ka rrëshqitje dherash në aksin Tepelenë–Gjirokastër, ku qarkullimi është I kufizuar.

• Po punohet për rikthimin e energjisë në disa zona malore.

• Nivele të larta të lumit Vjosë në Memaliaj dhe Përmet.

Qarku Kukës

• Lumenj në kuota të larta, por pa problematika aktuale.

Qarku Tiranë

• Rritje e niveleve të lumenjve në Rrogozhinë dhe Kavajë, por pa rrezik të menjëhershëm për zonat e banuara.

Qarku Korçë

• Janë disa rrugë të pakalueshme në Devoll.

• Janë evidentuar rRrëshqitje dherash dhe bllokime rrugore në Pogradec dhe Prrenjas.

• Në Maliq ka sipërfaqe të tokave bujqësore nën ujë.

Qarku Berat

• Rreth 95 hektarë toka bujqësore nën ujë.

• Ëshë evidentuar rritje e nivelit të lumit Osum.

• Në lagjen 22 Tetori dhe Goricë, janë marrë masa për sigurimin e bizneseve dhe punohet për largimin e ujit nga pedonalja me pompa thithëse.

Qarku Fier

• Rreth 200 ha tokë bujqësore të përmbytura.

• Prezencë uji në 27 banesa në disa fshatra.

Në qarqet e tjera nuk paraqiten problematika serioze.

Angazhimi i Forcave të Armatosura dhe mjeteve

Në total janë angazhuar:

• Rreth 150 efektivë të Forcave të Armatosura

• Mbi 20 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të tonazhit të rëndë

• 10 gomone/motobarka shpëtimi

• 15 pompa thithëse me kapacitet të lartë dhe të vogël

Forcat janë shpërndarë kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Gjirokastër dhe Fier, në funksion të evakuimeve, përforcimit të argjinaturave dhe largimit të ujërave.

U bëhet thirrje të gjithë banorëve në zonat e prekura:

• Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të Mbrojtjes Civile.

• Të shmangin lëvizjet e panevojshme, veçanërisht në zona të përmbytura ose me rrëshqitje dherash.

• Të raportojnë menjëherë çdo situatë rreziku pranë strukturave përgjegjëse.

• Të bashkëpunojnë në rastet e evakuimit për garantimin e sigurisë së jetës dhe pronës.

Situata vijon të monitorohet në mënyrë të pandërprerë dhe strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri të plotë.

22 ORE ME PARE

Dëborë nga veriu në jug, ARRSH thirrje drejtuesve të mjeteve: Sigurohuni të keni goma dimërore

Përmbytjet në vend, humb jetën një person! Urdhër

Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të marrin masa për qarkullimin e tyre në disa zona të vendit të cilat janë përfshirë nga reshjet e dëborës që prej orëve të mëngjesit të sotëm.

Reshje dëbore ka pasur:

Në Rajonin Verior

Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë, Bujan-Qafe Morinë (doganë),Sopot-Kerrnaj,Qafe Mejdan -Tropojë-Buçaj Bulqizë, Qafë Bualli-Peshkopi, Peshkopi-Maqellarë, Hani i Hotit-Dogana Vermosh, Kukes-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Bajram Curri-Valbonë, Pukë-Fushë Arrëz, Bogë-Theth dhe Qafë Mali-Fushë Dukagjin.

Në Rajonin Qendror

Surrel Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Kërrabë-Elbasan.

Në Rajonin Jugor

Llogara, Qafë Thanë, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovikë.

Në njoftimin e ARRSH bëhet thirrje që të shmangen lëvizjet e domosdoshme dhe të udhëtojnë vetëm në raste të detyrueshme.

“Në këtë periudhë, zhvillimi i trafikut vetëm për udhëtime esenciale është i domosdoshëm për të garantuar sigurinë e të gjithëve dhe për të lehtësuar punën e ekipeve të mirëmbajtjes së rrugëve. Përdorimi i gomave dimërore është i detyrueshëm për automjetet që qarkullojnë në zonat malore apo ku është njoftuar për prezencë dëbore dhe ngricash. Gomat dimërore sigurojnë udhëtim më të sigurt, frenim më të mirë dhe kontroll më të lartë në kushte të ngricës, bore dhe shiut të acartë.

Autoriteti Rrugor bën apel për drejtuesit e mjeteve:

- Sigurohuni që automjeti juaj të jetë i pajisur me goma dimërore para se të niseni.

- Ndiqni paralajmërimet dhe rekomandimet e strukturave të emergjencës.

- Mos e nënvlerësoni rrezikun — kushtet e motit mund të ndryshojnë”- thuhet në njoftimin e institucionit. Versus.al

23 ORE ME PARE

Dëbora zbardh Elbasanin, qarkullimi i makinave bëhet vetëm me zinxhirë

Përmbytjet në vend, humb jetën një person! Urdhër

Pas reshjeve të shiut, zonat malore të qarkut të Elbasanit janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Qarkullimi i automjeteve bëhet vetëm me zinxhirë, ndërsa borëpastrueset kanë nisur punën për të lehtësuar lëvizjen.

Pas ndërhyrjes, kalohet pa probleme aksi nacional Prrenjas-Qafë Thanë, ndërsa në aksion nacional Librazhd-Peshkopi dhe rrugët Elbasan-Gracen, Elbasan-Gjinar, Elbasan-Labinot Mal, Elbasan- Funare, kalohet vetëm me zinxhirë.

Në bashkinë e Librazhit, kalohen me zinxhirë rrugët Librazhd-Stebleve dhe Librazhd-Qarrishte. Versus.al

1 DITE ME PARE

Pas shiut, Kukësi përfshihet nga dëbora! Temperatura nën 0 gradë dhe disa zona të izoluara

Përmbytjet në vend, humb jetën një person! Urdhër

Kukës- Pas reshjeve të dendura të shiut që shkaktuan disa problematika në infrastrukturë, qarku verilindor është zbardhur mëngjesin e sotëm nga reshjet e dëborës.

Në qytet bora ka krijuar shtresën e parë, por fatmirësisht pa shkaktuar probleme në qarkullim. Reshjet e borës janë më të dendura në zonat e thella malore, si Valbona dhe Shishtaveci, ku trashësia e borës ka kaluar mbi 10 centimetra.

Ndërsa reshjet e mëparshme të shiut shkaktuan vërshime ujërash dhe dalje të përrenjve e lumenjve nga shtrati, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore dhe duke izoluar qindra banorë.

Bashkia Kukës ka njoftuar për rrugë të bllokuara në njësitë administrative Zapod, Shishtavec, Topojan dhe Malzi. Janë konstatuar gjithashtu dëmtime në disa ura, përfshirë urën e fshatit Orgjost dhe urën në lagjen Drazh të njësisë administrative Bushtricë. Rrëshqitje masive dherash dhe inertesh janë evidentuar në disa zona. Versus.al

1 DITE ME PARE

Moti i keq, lumi Vjosa arrin nivelin 9 metra, përmbyten dhjetëra banesa në Fier e Vlorë

Përmbytjet në vend, humb jetën një person! Urdhër
Përmbytja e tokave në Fier

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë bërë që lumi Vjosa të arrijë në pikën kritike duke prekur nivelin prej 9 metrash.

Kjo situatë ka shkaktuar përmbytjen e 100 hektarë tokë në Vlorë ku 14 banesa kanë përfunduar nën ujë.

Probleme ka shkaktuar edhe në Fier, ku janë përmbytur 200 hektarë tokë në fshatrat Kashisht, Adë, Kafaraj, Cerven dhe Ferras. Uji ka përmbytur 27 banesa në Ferras-Cerven të cilat ndodheshin brenda argjinaturës. Prani të lartë të ujit ka edhe në Stacionin e Pompimit te Kafaraj, nga ku behet edhe furnizimi me uji I qytetit të Fierit. Versus.al

Poll