SPAK ka kërkuar që ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo i cili u shkarkua nga vettingu për fshehje pasurie, të dënohet me 1 vit burg, dënim që më pas t’i konvertohet në 2 vite shërbim prove.
Sipas hetimeve, Lulo nuk justifikonte pronësinë e një dyqani, zyrës dhe një apartamenti në Tiranë. Ish-gjyqtari kishte deklaruar se dyqanin me vlerë 120 mijë euro e kishte dhuratë nga motra e tij. Por pas hetimeve të kryera, u provua se e motra e ish-gjyqtarit, nuk kishte të ardhura për t’i bërë dhurat këtë dyqan. Versus.al