
Ka folur për herë të parë në procesin që po zhvillohet ndaj tij dhe disa personave te tjerë në GJKKO , “mbreti” i kokainës Dritan (Gramos) Rexhepi , lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.
Rexhepi është shprehur gjatë seancës e cila po mbahet me dyer të mbyllura se nuk e njeh Gentian Funiqin, duke shtuar se do e faktoj dhe me prova.
“Në burgun e Pratos kam qënë në sigurinë e lartë pasi kisha Apelin në Firence dhe me mbajtën 10 ditë. Nuk e njoh, se kam parë ndonjëherë ne jetën time Gentian Funiqin. Do ua faktoj këtë prokuroreve me prova ne vijim” ka deklaruar Rexhepi.
Ne seancën e të enjtes, avokatet e të pandehurve kanë kundërshtuar provat shkresore të paraqitura nga SPAK.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, urdhri për rrëmbimin e Jan Prengës ishte dhënë nga Rexhepi dhe i bashkëpandehuri i tij Gentian Funiqi (Doda), organizimi është bërë nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja, ndërsa ekzekutimi i rrëmbimit është bërë nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar. Me herët, për këtë ngjarje është dënuar me burgim të përjetshëm, Festim Bexhdili.
Porosia e dhënë teksa Rexhepi ishte i burgosur në Ekuador, në Amerikën Latine dhe kishte si qëllim shtrëngimin e vëllait të Prengës, që kishte vjedhur një sasi kokaine të trafikuar nga Ekuadori në Angli.
Jan Prenga, 49 vjeç, u rrëmbye më 17 janar 2020. Pasi kishte pirë kafe me gruan e tij është nisur drejt rrugës “London”, në Kamzë.
Më pas katër persona të maskuar, i kanë prerë rrugën dhe pasi e kanë goditur disa herë, e kanë futur me forcë në një makinë “Range Rover”, të bardhë, që e kishin vjedhur për ketë qëllim. Si provë e pengmarrjes mbetën vetëm disa njolla gjaku në asfalt.Versus.al







