
Avokati Sokol Mëngjesi ka dorëzuar në gjykatën e Tiranës një kërkesë të bërë me deklaratë noteriale ku kërkon lirimin nga burgu të Dritan Nanos, personit që akuzohet se porositi dhunimin brutal të tij në derën e çerdhes ku sapo kishte lënë djalin.
Në deklaratën e bërë sot në seancën e mbajtur në gjykatën e Tiranës, Mëngjesi në deklaratën e tij noteriale ka shkruar se nuk ka konflikt personal apo penal me Dritan Nanon, pavarësisht se ky i fundit dyshohet si porositësi i 4 personave që e dhunuan brutalisht muaj më parë.
Gjykata nuk ka marrë parasysh kërkesën e bërë nga avokati dhe ka lënë në burg të arrestuarin nën dyshimet se ka qenë Nano ai i cili pas konflikteve me Mëngjesin për tarifën e shërbimit që nuk ia kishte paguar për gjyqin e fituar, kishte porositur dhëndrin e tij Dorian Alla për ta dhunuar.
Alla në dëshminë e tij mori përsipër dhunën ndaj avokatit duke thënë se ishte zemëruar me të që pas konfliktit me tone të larta që kishte pasur me vjehrrin e tij.
Ngjarja e dhunimit të Mëngjesit ndodhi më 29 maj teksa avokati la në kopësht djalin e mitur në zonën e ish-bllokut në Tiranë. 3 persona, Dorian Alla, Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku më pas e kanë dhunuar ashpër duke e lënë pa ndjenja. Tabaku nuk mori pjesë në dhunim, por ndihmoi autorët të largoheshin nga vendngjarja.
Mëngjesi u transportua në spital ku u vu në intubim dhe për rreth 6 ditë qëndroi në gjendje kome. U desh transporti i tij në një spital të Greqisë për të dalë nga gjendja e rëndë dhe tashmë është duke iu rikthyer normalitetit të punës së tij.
Sipas hetimeve të kryera, plani për dhunimin e Nanos ishte bërë muaj më parë teksa prokuroria ka rënë në gjurmët e takimeve që Dritan Nano ka pasur me personat e tjerë të cilën morën pjesë në takim. Vetë Nano ka mohuar akuzat ndaj tij. Versus.al







