AKTUALITET /

E rëndë në Elbasan/ Përplasi për vdekje të riun dhe u arratis, shpallet në kërkim 55-vjeçari

I riu me iniciale H.S po drejtonte motomjetin e tij, por ndërroi jetë tragjikisht pas përplasjes

Shkruar nga M.H
E rëndë në Elbasan/ Përplasi për vdekje të riun
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan- Librazhd, ku një 24-vjeçar u pëplas për vdekje nga një drejtues mjeti, N.B 55-vjeç, i cili u arratis menjëherë nga vendngjarja.

I riu me iniciale H.S po drejtonte motomjetin e tij, por ndërroi jetë tragjikisht pas përplasjes.

55-vjeçari u përplas edhe me një automjet tjetër, por fatalizmi ka qenë vetëm për 24 vjeçarin.

Policia vijon kontrollet intensive për kapjen e tij.

Njoftimi 

'Specialistët e Sektorit të  Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor "Elbasan-Librazhd", automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç dhe me motomjetin me drejtues shtetasin H. S., 24 vjeç.

Pas përplasjes drejtuesi i automjetit shtetasi N.B është larguar nga vendi aksidentit dhe vijon puna intensive nga ana e policisë per kapjen e tij.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi H. S.'/ Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: